Shembet ura në Indi, të paktën 60 të vdekur

Të paktën 60 persona kanë vdekur në Indi nga shembja e një ure në Gujarat. Ura e shekullit të XIX u shkëput në një pjesë të saj, ndërsa qindra njerëz u zhytën në ujë.

Sipas të dhënave nga mediat indiane, mendohet që mbi urë atë moment kanë qenë rreth 400 persona. Ura ishte restauruar dhe u hap për qarkullim muajt e fundit.

Pamjet treguan dhjetëra njerëz të kapur mbi kabllot dhe mbetjet e urës së shembur ndërsa ekipet e emergjencës përpiqeshin t’i shpëtonin. Disa mundën të shpëtonin duke u ngjitur, ndërsa të tjerët notuan për të dalë në breg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ura historike 230 metra u ndërtua gjatë sundimit britanik. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share