U përdor 70 kg lëndë shpërthyese
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi një resort në Golem. Për shembjen e resortit u përdorën 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.
Sipas IMT, resorti nuk kishte leje dhe për këtë arsye duhej shembur si një ndërtim pa leje.
Kompania që ka ndërtuar resortin pretendon të kundërtën dhe thotë se ka një leje zhvillimore të miratuar në vitin 2016.
Për këtë ka reaguar edhe politika. Sali Berisha e ka konsideruar goditje ndaj medias së lirë, pasi pronari që ka ndërtuar resortin, zotëron edhe mediat e kompanisë Fokus Group.
Por kryeministri Edi Rama nënvizoi se resorti në fjalë është pa leje dhe si i tillë po i nënshtrohet të gjitha procedurave ligjore.
Tv Klan