Shembet një pjesë e restorantit në Stamboll, njerëzit bien në det (VIDEO)

Një lokal është shembur në një pjesë të tij në Bebek të Stambollit. Haberler shkruan se nga shembja e parvazit të një restoranti pranë detit 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e policisë, zjarrëfikëses dhe urgjenca mjekësore. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Sot rreth orës 21.00, 4 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga shembja e një ballkoni në një restorant në rrugën Bebek Arnavutköy. Të lënduarit janë dërguar në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në zonë janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe ka nisur hetimi,”- tha Administrata Rajonale e Beshiktashit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share