Shembet ballkoni në Napoli, 2 viktima dhe 13 të plagosur – Mes të plagosurve janë 7 fëmijë, ende nuk dihet shkaku i shembjes së ballkonit

SHEMBET BALLKONI NË NAPOLI, 2 VIKTIMA DHE 13 TË PLAGOSUR

2 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një ballkoni në Napoli.Në mesin e të lënduarve janë 7 fëmijë ndërsa ende nuk dihen shkaqen e incidentit.

Dy të vdekur dhe 13 të plagosur, mes të cilëve 7 të mitur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë është bilanci tragjik nga shembja e një ballkoni në Napoli.

Ata që humbën jetën janë një 29-vjeçar, i cili humbi jetën menjëherë dhe një grua 35-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë me të mbërritur në spital, të dy brenda së njëjtës familje.

Rreth 800 persona janë dëbuar nga ndërtesa në të cilën u shemb balllkoni.

Ekipet e kërkim- shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe për të ofruar ndihmë për të plagosurit.

Autoritetet italiane thonë se shkaku i shembjes ende nuk është përcaktuar dhe një hetim ka nisur për incidentin./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share