Dyshohet për 8 persona nën rrënoja, plagosen 5 të tjerë
Dy ndërtesa banimi u shembën plotësisht gjatë natës së kaluar në Marsejë të Francës, ndërsa një e tretë u dëmtua pjesërisht. Ministri i Brendshëm francez tha se rreth 8 persona mendohet të jenë nën rrënoja, ndërsa 5 të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për ndihmë në spital.
Shembja shkaktoi një zjarr të madh që ndërlikoi përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupave që mund të jenë nën rrënoja.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shembjen e ndërtesës, por autoritet thanë se nuk kishin informacion nëse ndërtesat të kishin patur probleme strukturore. Ndaj dyshohet për një rrjedhje gazi. Pas kësaj ngjarje autoritetet evakuuan banorët e rreth 30 ndërtesave të tjera në zonë.
Tv Klan