Drejtuesja e një kompanie e cila i ka dhuruar secilit anëtar të stafit të saj 10.000 Dollarë dhe dy bileta avioni të klasit të parë si shpërblim, është quajtur “shefja më e mirë në botë”.
Sara Blakely, e cila zotëron kompaninë e të brendshmeve “Spanx”, me një vlerë prej 1.2 miliardë Dollarësh, është bërë virale teksa lajmëron punonjësit e saj për bonusin.
“Po rrotulloj një glob sepse për të festuar këtë moment i kam blerë secilit prej jush 2 bileta avioni në klasin e parë në çfarëdo vendi të botës. Nëse doni një udhëtim të shkurtër, darkë të këndshme apo një hotel të bukur, bashkë me këto bileta të klasit të parë për kudo në botë, merrni edhe 10.000 Dollarë”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, Blakely tha: “Ky është një moment i rëndësishëm për secilin prej jush dhe dua të ngre një dolli edhe për gratë që erdhën para meje dhe për tëgjitha gratë në botë që nuk e kanë këtë mundësi. Në një moment si ky, unë mendoj për mamanë dhe gjyshen time, pamundësitë dhe të gjitha gratë para tyre”.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin gjeste të tilla në kompani të mëdha. Shefi i një kompanie ndërtimi i dha secilit prej punonjësve 1000 Paundë për të përballuar rritjen e kostove të jetesës. I njëjti rast u përsërit edhe në një firmë në Stafford, ndërsa një tjetër sipërmarrës i lëndës drusore i dhuroi 60 punonjësve të tij nga 750 Paund./tvklan.al