DO TË PRITET ME NDERIME TË LARTA SHTETËRORE
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, vjen për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Vizita zyrtare e shefes së Komisionit Evropian në Maqedoninë e Veriut, do të jetë më 30 tetor, të hënën, kanë njoftuar nga Qeveria.
Sipas komunikatës, në Qeveri Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.
Duke komentuar këtë vizitë, Kryeministri Kovacevski, deklaroi se shefja e Komisonit Evropian vjen në Shkup për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj evropian, e jo për të bërë presione lidhur me ndryshimet kushtetuese.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, vitin e kaluar ishte për vizitë në Shkup, nga ku nisi turneun nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. /KlanMacedonia/