Filloi takimi Kovaçevski – Mickoski në Qeverinë e RMV-së

Në Qeverinë e RMV-së ka filluar takimi në mes Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit  dhe ekipit qeveritar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ekipin e tij.

Takimi Kovacevski – Mickoski vjen pas akuzave partiake dhe të ndërsjella lidhur me përballjen me krizën energjetike, kurse në komunikimin përmes mediave lideri I VMRO-DPMNE-së ofroi kontaktet e tij për furnizimin me mazut dhe gaz, me të cilët, sic tha, do të kursehen 300 milionë euro.

Ndërsa para takimit kreu i VMRO-DPMNE-së deklaroi se vetëm 500 qytetarë të Shkupit u zgjuan me radiatorë të ngrohtë gjë që dëshmon që puna nuk është e shkëlqyeshme. Në këto momente të vështira duhet tu ndihmojmë qytetarëve dhe Maqedonisë dhe është momentë që nuk duhet mbledhur poena politike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share