Shefja e diplomacisë sllovene, Fajon vjen në Shkup

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme sllovene, Tanja Fajon nesër do të mbërrijë në Shkup për vizitë zyrtare.

Siç njoftoi MPJ, në takimin me homologun Bujar Osmani në fokus do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, dosja evropiane e vendit, çështjet rajonale, sfidat gjeopolitike dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe kryesimi i ardhshëm i vendit me OSBE-në.

Fajon pritet të takohet me presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike. dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share