Shefi i OKB-së: Të gjithë duhet ta pranojnë të drejtën e palestinezëve për shtetësi

E drejta e popullit palestinez për shtetësi “duhet të njihet nga të gjithë”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Ai këtë e tha në samitin e Lëvizjes së të Paangazhuarve në Ugandë të shtunën, raporton The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

“Refuzimi për të pranuar një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, dhe mohimi i të drejtës për shtetësi për popullin palestinez, janë të papranueshme”, u shpreh Guterres.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tij një qëndrim i tillë “do të zgjasë pafundësisht një konflikt që është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale; përkeqëson polarizimin; dhe inkurajon ekstremistët kudo”.

“E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tij duhet të njihet nga të gjithë”, theksoi sekretari i OKB-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share