Ai kërkoi që vendet anëtare të përmbushin premtimet për rritjen e financimeve
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u kërkoi vendeve anëtare të kryejnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme.
Tedros Adhanom Ghebreyesus: Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur? Kur pandemia tjetër të trokasë, dhe të ndodhë, ne duhet të jemi gati të përgjigjemi me vendosmëri, të bashkuar dhe në mënyrë të barabartë.
194 shtetet anëtare të OBSH-së po negociojnë aktualisht reformat që përcaktojnë detyrimet e çdo vendi në rast të një kërcënimi ndërkombëtar shëndetësor.
Tedros Adhanom Ghebreyesus: Një angazhim nga kjo gjeneratë për një marrëveshje pandemike është i rëndësishëm, sepse është ky brez që përjetoi se sa i tmerrshëm mund të ishte një virus i vogël.
Së fundmi, shefi i OBSH-së kërkoi nga vendet anëtare të respektojnë premtimet e dhëna më herët për të rritur financimin për organizatën e OBSH-së.
Klan News