SHBA vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Departamenti Amerikan i Thesarit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj mbi 100 objektivave dhe kanë ndaluar importin e arit të ri rus. Në listën e zezë janë shtuar 70 entitete dhe 29 individë, gjë që sjell ngrirjen e çdo aseti që ata kanë në SHBA dhe i ndalon ata të bëjnë biznes ose të kryejnë transaksione financiare me institucionet amerikane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

SHBA ka synuar në listën e sanksioneve banka të shumta, duke përfshirë këtu dhe Bankën e Moskës. Gjithashtu u sanksionua United Aircraft Corporation, prodhuesi i avionëve luftarakë të Rusisë MiG dhe Sukhoi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Thesari i SHBA-së thotë se kjo synon “të dobësojë aftësinë e Rusisë për të vazhduar sulmin e saj ajror ndaj Ukrainës”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share