SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Libani!

Ambasada amerikane në Bejrut u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Libani me “çdo biletë të disponueshme”, pas tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.

Kjo thirrje pason një paralajmërim të ngjashëm nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili tha se situata rajonale “mund të përkeqësohet me shpejtësi”.

Irani është zotuar për një hakmarrje “të ashpër” kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vdekjen e shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran të mërkurën. Vrasja e tij erdhi disa orë pasi Izraeli vrau komandantin e Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.

Dyshohet se Hezbollahu me bazë në Liban, një grup i mbështetur nga Irani, mund të luajë një rol të rëndë në çdo hakmarrje të tillë, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë një përgjigje serioze izraelite.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share