I PANDEHURI U NERVOZUA PËR SHKAK TË VENDIMIT TË GJYQTARES AMERIKANE
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një gjyqtare është sulmuar fizikisht nga një i pandehur i cili ishte në sallën e gjyqit dhe priste vendimin .
Një gjyqtare në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rënë pre e një sulmi fizik.
Mary Kay Holthus, po shpallte vendimin me burg për të pandehurin Deobra Delone Redden, i cili u hodh menjeherë mbi tavolinën e mbrojtjes dhe qëlloi gjyqtaren.
Gjyqtarja dëgjohet teksa i lutet kriminelit të largohet prej saj.
Pamjet e kapaura nga kamerat tregojnë përleshjen e dhunshme fizike mes kriminelit ,policëve dhe pjestarë të tjerë gjykatës të cilët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë gjyqtares e cila u dërgua në spital.
Para sulmit avokati mbrojtës kishte kërkuar një dënim më të butë për klientin e tij por gjyqtarja amerikane nuk kishte pranuar.
Redden përballet me tre akuza penale , duke përfshirë tentativën për vjedhje në vitin 2015 dhe dhunë në familje në vitin 2021.
Më herët ishte kërkuar që Redden t’i nënshtrohej një vleresimi psiqik por në tetor u zbulua se ishte i aftë mendërisht.
GAZETARE: XHUANA LIKA