SHBA sanksionon presidentin e federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe ministrin e shëndetësisë në Republikën Srpska

Departamenti Amerikan i Thesarit ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se ka vendosur sanksione ndaj 2 zyrtarëve, presidentit të Bosnje-Hercegovinës Marinko Cavaras dhe Alen Seranicit, ministrit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Republikën Srpska, për kërcënimin e stabilitetit të rajonit.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili përmes një postimi në Twitter thotë se dy zyrtarët kanë dëmtuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike të Bosnje-Hercegovinës.

“E ardhmja e Bosnje-Hercegovinës nuk mund të komprometohet nga partitë etno-nacionaliste në kurriz të qytetarëve të saj. Sot Departamenti Amerikan i Shtetit caktoi dy zyrtarë që kanë dëmtuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike të Bosnje-Hercegovinës”, ka shkruan Blinken./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share