SHBA – RMV: Udhërrëfyes 10-vjeçar për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

SHBA MBËSHTET INTEGRIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE

Sekretari për Mbrojtje i SHBA-së, Lojd Ostin dhe Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, gjatë një takimi në Pentagon kanë dakorduar udhërrëfyesin e ri të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, për dhjetë vitet e ardhshme, njofton KlanM.

Udhërrëfyesi i nënshkruar në Pentagon nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin dhe Ministrja e Mbojtjes, Slavjanka Petrovska, definon fushat e bashkëpunimit SHBA – RMV që do të jenë prioritare për dekadën e ardhshme dhe përmes së cilëve do të zhvillohet mbrojtja dhe Armata. Vetëm vitin e kaluar, sic percjell KlanM, Ministria e Mbrojtjes ka marrë mbi 130 milionë dollarë mbështetje financiare nga SHBA-të.

“RMV-ja sot është vend-anëtare e NATO-s dhe bashkë me SHBA-të jemi krah për krahu gjatë përballjes me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Vitin e kaluar SHBA-të nuk na mbështetën vetëm financiarisht. Këmbejmë njohuri dhe përvoja, stërvitemi bashkë dhe jemi krenarë që bashkërisht kontribuojmë për sigurinë e NATO-s dhe rajonit” – thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

“Jam krenar që kemi partneritet afatgjatë dhe të fuqishëm dypalësh” – ka deklaruar Sekretari amerikan I Mbrojtjes, Lojd Ostin, sic njofton KlanM, duke shtuar se udhërrëfyesi i bashkëpunimit për 10 vitet e ardhshme dëshmon se dy vendet mund të punojnë bashkë në modernizimin dhe sfidat globale.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në takimin midis Sekretarit amerikan të mbrojtjes, Lojd Ostin dhe Ministres Slavjanka Petrovska është biseduar edhe për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku dy bashkëbiseduesit jan dakorduar se nevojiten hapa të shpejta dhe sinjale të qarta për të realizuar synimin kryesor – anëtarësimin në BE. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share