Senatori amerikan Bernie Sanders dha shembuj pozitivë të shkurtimit të javës së punës
4 ditë punë në javë po konsiderohet në shumë vende të botës si e ardhmja e produktivitetit. Në vitin 2022 Belgjika u bë shteti i parë që miratoi këtë ligji. Së fundmi hapa konkrete për ndryshimin e ligjit po ndërmerren edhe në SHBA.
Senatori Bernie Sanders ka propozuar në një seance dëgjimore një projekligji që synon të reduktojë javën standarde të punës në SHBA, në katër ditë, pa ulje të pagës.
Sanders theksoi nevojën që punëtorët duhet të të marrin pagë kur punojnë jashtë orarit.
“Është koha që familjet që punojnë jo vetëm pronarët dhe aksionerët e pasur të jenë në gjendje të përfitojnë nga rritja e produktivitetit, në mënyrë që ata të mund të shijojnë më shumë kohë të lirë, kohë për familjen, mundësi arsimore dhe më pak stres”, u shpreh Sanders.
Senatori amerikan përmendi shembuj pozitivë të shkurtimit të javës së punës në vende të tjera dhe programe pilot që kanë rritur produktivitetin dhe kënaqësinë e punonjësve.
Klan News