SHBA pranon të dërgojë raketa të avancuara në Ukrainë

SHBA PRANON TË DËRGOJË RAKETA TË AVANCUARA NË UKRAINË

PRESIDENTI BIDEN: QELLIMI ESHTE QE UKRAINA TE JETE E PAVARUR DHE JO LARGIMI I PUTIN

Teksa njoftoi një ditë më përpara se nuk do të dërgonte armë të avancuara në Ukrainë për shkak të një përshkallëzimi të agresionit, SHBA-ja ka ndryshuar kursin e luftës dukë bërë të ditur se Ukraina do t’i marrë municonet. Në një artikull opinion në Neë York Times presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se qëllimi i SHBA-së ishte thjesht të shihte një Ukrainë demokratike e të pavarur dhe jo të largojë Putinin nga roli i tij si president rus ose të kërkonte një konflikt më të gjerë me Moskën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë armë dhe ka kritikuar Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar kursin e luftës duke bërë të ditur se do t’i ofrojnë Ukrainës raketa të avancuara për ta ndihmuar atë të detyrojë Moskën të negociojë përfundimin e luftës.

Ne vepruar shpejt për t’i dërguar Ukrainës një sasi të konsiderueshme armatimi dhe municioni në mënyrë që ajo të mund të luftojë në fushën e betejës dhe të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e negociatave,” shkroi Biden në një artikull opinion në Neë York Times.

Në artikull Biden u shpreh se qëllimi i SHBA-së ishte thjesht të shihte një Ukrainë “demokratike, të pavarur, sovrane”, jo të largonte Putinin nga roli i tij si president rus ose të kërkonte një konflikt më të gjerë me Moskën.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha se armatimi i ofruar do të përfshinte Sistemin e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142. Duke adresuar shqetësimet se armë të tilla mund të tërheqin Shtetet e Bashkuara në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, zyrtarë të lartë të administratës thanë se Ukraina dha garanci se raketat nuk do të përdoren për të goditur brenda Rusisë.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të SHBA-së, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat bërthamore të Rusisë po zhvillonin stërvitje në provincën Ivanovo, në verilindje të Moskës, sipas agjensisë së lajmeve Interfax.

Rreth 1,000 ushtarakë po ushtroheshin në manovra intensive duke përdorur më shumë se 100 automjete, duke përfshirë lëshuesit e raketave balistike ndërkontinentale Yars. Trupat ruse tani kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit industrial lindor të Sievierodonetsk në Luhansk, një nga dy provincat në Donbas.

Pothuajse e gjithë infrastruktura është shkatërruar dhe 60% e banesave ishte dëmtuar. Një fitore ruse në Sievierodonetsk dhe në qytetin e Lysychansk do të sillte kontrollin e plotë të Luhanskut, një nga dy provincat lindore që Moska pretendon në emër të separatistëve.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share