SHBA për planin e ri evropian/ O’Brien: Liderët e Ballkanit të bëjnë më shumë për të çuar rajonin përpara

Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit, me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me planin e rritjes, O’Brien tha se pritet që të ulen kostot e lëvizjes së parave me rreth 3 deri në 5% për çdo transaksion.

“Unë u takova në Shkup me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku sinqerisht kam konstatuar njëfarë lodhjeje, ngaqë ju është premtuar rruga drejt BE-së por kjo ende nuk është realizuar. Në Bruksel më në fund e kanë kuptuar këtë pasi tani ka një frymë tjetër nga shtetet anëtare të BE-së sepse ata po krijojnë disa mekanizma novatorë.”

O’Brien ka thënë se Plani i BE-së për rritje ekonomike që do të shërbejë si shtysë e re për këto vende në rrugën drejt integrimit.Me planin e rritjes, sipas O’Brien pritet që të ulen kostot e lëvizjes së parave me rreth 3 deri në 5% për çdo transaksion.

Ballkani Perëndimor, aktualisht po pret miratimin përfundimtar të planit evropian të rritjes ekonomike për këtë rajon. Çështja thelbësore për këtë është se këto para do të jepen në këmbim të disa reformave, duke ruajtur statusin e çdo shteti më vete, pa pësuar veto nga një shtet tjetër. Pas kësaj, këto shtete do të jenë në gjendje të përfitojnë nga pjesëmarrja në pjesë të Tregut të Vetëm Evropian. 

Ata u angazhuam që të punojmë për një sërë reformash specifike që do të tregojnë efekt praktik gjatë këtij viti duke filluar me transportin më të lehtë të mallrave dhe parave. Pritet që të ulen kostot e lëvizjes së parave me rreth 3 deri në 5% për çdo transaksion. Këto janë para në xhepat e njerëzve. Me këtë do të lehtësohen lëvizjet ndërkufitare të monedhës.”

Sipas O’Brien, ndërtimi i stabilitetit në kërkon kohë, ndaj liderët ballkanikë duhet që të pranojnë që duhet të bëjnë më shumë për të çuar përpara rajonin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share