NED PRICE PARALAJMËRON TEHERANIN
Zedhenesi i Departamentit amerikan te shtetit Ned Price ka deklaruar se SHBA-te dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit te tyre ne NATO-s Shqipërise, qe pason sulmin kibernetik të Iranit më 15 korrik.
Sipas Price Shba – te do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Shqipërinë dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për të mbajtur përgjegjës aktorët keqdashës.
Zedhenesi i Departamentit amerikan te shtetit Ned Price ka ka dënuar me forcë sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërise.
Ned Price
Zedhenesi i Departamentit amerikan te shtetit
Ne dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleates tonë ne NATO Shqipërise, qe pason sulmin kibernetik të ndermmarre nga Irani më 15 korrik. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Shqipërinë dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për të mbajtur përgjegjës aktorët keqdashës.
Shtetet e Bashkuara, kanë arritur në përfundimin se ishte qeveria e Iranit ajo që ndërmorri këtë sulm të papërgjegjshëm. Irani, sipas Shtëpise se Bardhë, ka shkeluar normat që duhet të ndjekë një shtet i përgjegjshëm paqësor përsa i përket sigurisë kibernetike, siç është mos-dëmtimi i infrastrukturës kritike, që ofron shërbime për publikun.
Për javë të tëra, zyrtaret amerikane kanë bashkëpunuar me partnerë të sektorit privat për të mbështetur Shqipërinë të zbusë, kapërcejë dhe hetojë sulmin kibernetik që dëmtoi të dhënat e qeverisë dhe nxorri jashtë funksionimit shërbimet qeveritare për publikun.
Sipas tyre aktivitetet keqdashëse kibernetike që dëmtojnë qëllimisht infrastrukturën sipas SHBA-se mund të kenë pasoja zinxhir për vendin, rajonin dhe më gjerë dhe mund të çojnë në përshkallëzime ose konflikte.
Departamenti i shtetit i SHBA identifikoi një grup hackerash iraniane në fillim të këtij viti, të njohur si MuddyËater, një grup që ka kryer fushata kibernetike në mbështetje të objektivave të Iranit që nga viti 2018. SHBA vendosi sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe ministrit të tij të Inteligjencës për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj si Shqiperia .