SHBA miraton projektligjin për ndalimin e TikTok-ut

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan votoi me shumicë dërmuese votash një projektligj që mund të sjellë ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara.Prej kohësh ka patur shqetësime për sigurinë e aplikacionit.

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një projekt-ligj që do t’i kërkojë  pronarit të TikTok të shesë aplikacionin e njohur të mediave sociale ose  përndryshe ai do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpjekjet për të ndaluar TikTok janë bërë që  në administratën Trump, por çështja është ringritur  muajt e fundit. Sipas ligjit që kaloi me 360 vota pro dhe 58 kundër, fjalën e fundit për të cilin do ta thotë senati.

Nisma ligjore erdhi pasi autoritetet në SHBA dhe sidomos zyrtarë të inteligjencës shtuan thirrjet për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni nga pajisjet qeveritare, pasi sipas tyre TIK-Tok-u paraqet rrezik për sigurinë kibernetike.

SHBA-të janë të shqetësuara se autoritetet kineze mund të detyrojnë “ByteDance” të dorëzojë të dhënat e përdoruesve amerikanë, ose ta drejtojë kompaninë të rrisë përmbajtjen e TikTok-ut në favor të interesave të saj.

Më herët kishte disa ligjvënës amerikanë që ishin  të shqetësuar se bllokimi i ‘TikTok-ut’ mund të zemërojë miliona të rinj që përdorin aplikacionin, grup votuesish ky që vlerësohet si vendimtar në zgjedhjet e nëntorit por debate tani është zhvendosur tek shitja e aksioneve të kompanisë në Amerikë në mënyrë që  që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë.Pritet që pronari I Tik Tok ta cojë cështjen në gjykatë ndërsa autoritet kineze pohojnë se Kina  pohon se një ndalim I Tik Tok dëshmon  pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbën  abuzim të pushtetit.

GAZETARE: XHUANA LIKA

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share