SHBA po mendon të zgjerojë arsenalin bërthamor. Ky ndryshim në politikën e Washingtonit në të ardhmen sipas gazetës amerikane New York Times vjen për shkak të retorikës së presidentit Vladimir Putin i cili ka lënë të kuptohet se mund të përdorë armë bërthamore në të ardhmen për t’u vetëmbrojtur.
Gazeta citon Prenej Vadi, drejtor i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili është shprehur se Uashingtoni mund të heqë dora nga politika tw përmirësimit të arsenalit dhe do të fokusohet tani edhe tek zgjerimi i tij.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Presidenti Barack Obama fliste për një vizion për të ecur drejt një bote pa armë bërthamore dhe si zëvendëspresident në administratën e Obamës, Presidenti Joe Biden u bë zëdhënësi i kësaj strategjie.
Jo vetëm kaq por marrëveshja “New Start” e nënshkruar mes Washingtonit dhe Moskës për kufizimin e numrit të armëve bërthamore skadon vitin e ardhshëm.