SHBA ‘kërcënon’ me ndalimin e TikTok në vend

Aplikacioni është në shënjestër të kritikave për shkak të dyshimeve lidhur me privatësinë

Pasi administrata e Presidentit Joe Biden u kërkoi punonjësve të fshinin nga aparatet e tyre celularë aplikacionin TikTok, një tjetër masë e ashpër pritet të merret. Qeveria amerikane kërkon që TikTok të shitet ose përndryshe do të ndalohet përdorimi në vend.

Aplikacioni për ndarjen e videove, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, akuzohet se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga miliona përdorues.

Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime se të dhënat nga aplikacioni i njohur mund të bien në duart e qeverisë kineze. Përmes TikTok mund të merren të dhënat biometrike si dhe vendndodhja e përdoruesve.

TikTok ka qënë në qendër të kritikave në SHBA që nga koha e administratës së ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump. Ky aplikacion ka një miliardë përdorues në mbarë botën dhe është veçanërisht i përhapur tek moshat e reja.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share