SHBA-ja sanksionon biznesmenin, Jordan Kamçev

NË LISTË TË ZEZË EDHE KOMPANI, KANË KRYER VEPRIMTARI SPIUNAZHI

Jordan “Orce” Kamçev, është biznemeni I radhës që sanksionhet nga SHBA-të. Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”. Në njoftimin e lëshuar nga autoritetet amerikane, përmendet se Kamçev është shpallur fajtor në rastin “Parcelat e Vodnos”, ku është përfshirë në një skemë për pastrim parash, të lidhur me blerje të paligjshme të tokës për ndërtim. Sipas njoftimit, Kamçev e ka përdorur ndikimin e tij dhe pasurinë për ta manipuluar sistemin e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, në të mirë të tij.

“Më 2020, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale është akuzuar se ka pranuar ryshfet nga Kamçevi dhe ka dëshmuar se Kamçev ka paguar para në këmbim të kushteve të favorshme të arrestimit dhe rrjedhës së rastit. Kamçev më vonë e ka hapur një rast civil kundër kryeprokurorit dhe të tjerëve, duke pretenduar se ata e kanë zhvatur. Një gjykatë civile në Shkup ka marrë vendim që Kamçevi nuk ka qenë viktimë dhe se nuk i takon dëmshpërblimi”, thonë nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Kamçev u shpall fjator për mashtrim në rastin perdanroia por që në janar të vitit 2022, aiu u liruar nga paraburgimi me një garanci bankare prej 11 milionë eurosh. Kamçev është bashkëpronar i spitalit privat “Sistina” në Shkup, por edhe i shumë bizneseve tjera. Pos Kamçev në listen e zezë të SHBA-ve janë futur edhe një kompania nga Maqedonia e Veriut. Kompania “Sajtroks” bashkë me tri kompani simotra dhe të ndërlidhura “Sajtroks Hollding” nga Hungaria, “Inteleksa” nga Greqia dhe “Inteleksa Limited” nga Irlanda janë futur në listën e zezë amerikane. Departamenti i Tregtisë në SHBA ka njoftuar se kompanitë e lartpërmendura futen në listën e zezë për shkak të keqpërdorimit të softuerit për spiunazh./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share