Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit.
Blinken, sulmet e Hamasit i quajti si të tmerrshme dhe terroriste, teksa tha se ShBA-ja qëndron krah Izraelit.
“Ne qëndrojmë në solidaritet me qeverinë dhe popullin e Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, shkroi Blinken, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, i cili ka thënë se ShBA-ja e mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur
Kujtojmë se prej kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit mëngjesin e së shtunës, janë vrarë 40 izraelit dhe janë plagosur rreth 780 të tjerë.