Hovennier: Tregojmë përkushtimin tonë afatgjatë për zhvillimin e Policisë së Kosovës
Pamjet filmike nga droni kanë zbuluar që Milan Radoiqiq ishte pjesë e grupeve terroriste në sulmin e Banjskës.
Nuk vonoi shumë dhe vetë Radoiqiq pranoi që ka udhëhequr këtë grup.
E policisë së Kosovës i janë shtuar edhe 7 dronë të rinjë si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët do të përdoren për monitorim të kufijve dhe hetime të tjera.
“Ne e çmojme dhe e vlerësojmë lartë gjithë mbështetjen që Ambasada e Amerikës dha ndër vite për Policinë e Kosovës e në veçanti ditëve të rënda që i kemi pasur gjatë javës ku humbëm rreshtërin Afrim Bunjakun. Janë dronë dhe pajisje që janë përzgjedhur dhe selektuar nga ekspertët e Policisë së Kosovës. Unë mund të garantoj ambasadorin, që Policia të gjitha këto pajisje do t’i përdorë për qëllime të ligjshme në mënyrë që të sigurojë shërbime më kualitative për të gjithë qytetarët”, u shpreh Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
E ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier premtoi bashkëpunim edhe të mëtejmë me Policinë e Kosovës.
“Duke e parë shkallën e aktiviteteve kriminale të grupeve të organizuara në rajon, këto mjete fluturuese pa pilotë do të jenë një burim jetik i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtarit kriminale në tokë dhe në ajër”, deklaroi Jeffrey Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë.
U vlerësua përkrahje me paisje dhe këshilla e SHBA-së që po ndikon që Policia e Kosoëvs të jetë e përkushtuar të mbaj lartë nivelin e profesionalizmit.