SHBA i sanksionon katër zyrtarë të lartë të Republikës Serbe në Bosnjë

Katër zyrtarë të lartë të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e Thesarit të ShBA-së, thuhet se nën sanksione janë vendosur anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, kryetari i Parlamentit të Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, kryeministri Radovan Vishkoviq dhe ministri i Drejtësisë Millosh Bukejlloviq.

Kjo për shkak të minimit të Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995.

Tutje në njoftim theksohet se të sanksionuarit janë drejtpërdrejtë përgjegjës për inkurajimin e miratimit të vendimeve nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Serbe, për të shpallur vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës si të pavlefshme në këtë entitet.

Dhe me këtë veprim ata kanë kërcënuar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Financimin e Inteligjencës, Brian Nelson, tha se këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe paqes të fituar me mund të mbështetur nga Marrëveshja e Dejtonit.

“Kjo sjellje kërcënon më tej trajektoren e të ardhmes së shtetit dhe integrimit të suksesshëm në institucionet euroatlantike”, tha ai.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin e Bosnje e Hercegovinës në përpjekjet e tyre për sundim të ligjit dhe të sigurohemi që të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti ”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share