SHBA do të vijojë me ndëshkimet në Ballkan

PRICE: NON GRATTA NJË MJET I RËNDËSISHËM PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

 Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka deklaruar se ne vijim do te kete te tjere politikane ballkanike qe do te shpallen non gratta. Sipas Price synohet lufta ndaj korrupsionit dhe menjanimi i ndikimit rus e kinez ne kete rajon.

 Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka deklaruar pasi SHBA-ja perfishu në listën e zyrtarëve të shpallur non gratta prokuroren e shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Diana Kajmakoviç, se priten më shumë veprime te tilla konkrete në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Një nga qëllimet tona kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor është të punojmë me qeveritë dhe njerëzit në rajon për të synuar, hequr dhe çrrënjosur korrupsionin. Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor.

Price tha se Ballkani Perëndimor është një rajon dinamik dhe tërheqës për shtete në mbarë botën si Kina e Rusia por SHBA-ja e ka shprehur shumë qartë dëshirën për të qenë partnere kryesore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe per te shmangur ndikimin e shteteve te treta keqdashese

 “Nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor është një rajon dinamik që është tërheqës për vendet anembanë botës.

E shohim sesi kjo hapsire evropiane eshte tërheqëse si për Kinën ashtu edhe për Rusinë për arsye të ndryshme/

“Ne besojmë dhe kjo është pika që kemi theksuar, si publikisht ashtu edhe në angazhimet tona private me vendet e Ballkanit Perëndimor, se interesat tona të përbashkëta dhe vlerat tona të përbashkëta përbëjnë një predikat për një marrëdhënie unike në shumë mënyra. Ne veprojme ndryshe nga vizioni i marrëdhënieve që Rusia dhe Kina do të kishin për rajonin.

Kur bëhet fjalë për zhvillimin e ngjarjeve, qoftë për sigurinë, qoftë për ekonominë, qoftë për ndihmën humanitare, Price theksoi se SHBA-te kane shprehur shumë qartë dëshirën për të qenë partnerë me vendet e Ballkanit Perëndimor ne rrugen e integrimit euroatlantik./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share