Price: Non Gratta një mjet i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka deklaruar pasi SHBA-ja përfshiu në listën e zyrtarëve të shpallur non gratta prokuroren e shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Diana Kajmakoviç, se priten më shumë veprime te tilla konkrete në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Një nga qëllimet tona kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor është të punojmë me qeveritë dhe njerëzit në rajon për të synuar, hequr dhe çrrënjosur korrupsionin. Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të shtetit Ned Price.
Price tha se Ballkani Perëndimor është një rajon dinamik dhe tërheqës për shtete në mbarë botën si Kina e Rusia por SHBA-ja e ka shprehur shumë qartë dëshirën për të qenë partnere kryesore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të shmangur ndikimin e shteteve të treta keqdashëse.
“Nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor është një rajon dinamik që është tërheqës për vendet anembanë botës”, është shprehur Price.
E shohim sesi kjo hapësire evropiane është tërheqëse si për Kinën ashtu edhe për Rusinë për arsye të ndryshme
“Ne besojmë dhe kjo është pika që kemi theksuar, si publikisht ashtu edhe në angazhimet tona private me vendet e Ballkanit Perëndimor, se interesat tona të përbashkëta dhe vlerat tona të përbashkëta përbëjnë një predikat për një marrëdhënie unike në shumë mënyra. Ne veprojmë ndryshe nga vizioni i marrëdhënieve që Rusia dhe Kina do të kishin për rajonin”, ka shtuar Ne Price.
Kur bëhet fjalë për zhvillimin e ngjarjeve, qoftë për sigurinë, qoftë për ekonominë, qoftë për ndihmën humanitare, Price theksoi se SHBA-te kane shprehur shumë qartë dëshirën për të qenë partnerë me vendet e Ballkanit Perëndimor ne rrugën e integrimit euroatlantik.
Klan News