SHBA do të punojë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të ruajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, njoftoi Departamenti i shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase lidhur me reagimet e Athinës zyrtare për përdorimin e emrit kushtetues të shtetit nga autoritetet e reja në Shkup.
“Marrëveshja e Prespës ishte një arritje historike në zhbllokimin e përftimeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore. SHBA mbështet këtë marrëveshje vitale, rithekson rëndësinë e respektimit të saj dhe do të punojnë me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet e saj”, thonë nga Departamenti i shtetit.
Kryeministri Hristian Mickoski i cili po qëndron në Uashington në Samitin e NATO-s me të bërë kryeministër, tha se brenda vendit do ta quajë Maqedoni, ndërsa jashtë në kontekst zyrtar – Maqedonia e Veriut.
Mickoski, siç raporton Zëri i Amerikës, tre ditët e fundit në Uashington, në deklaratat dhe postimet e tij publike në rrjetin social X, shtetin e ka quajtur Maqedoni dhe publikisht e ka thënë disa herë emrin zyrtar të shtetit gjatë një debati në Shkollën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Xhons Hopkins në Uashington.
Në Uashington ndodhet edhe kryetari i qeverisë greke Kiriakos Micotakis, por kryeministrat e dy vendeve, edhe pse morën pjesë në të njëjtat ngjarje në Samitin e NATO-s, sërish nuk patën takim dypalësh, diçka që sigurisht nuk u njoftua paraprakisht. Zëdhënësi i Qeverisë greke në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina se pse Mickoski dhe Micotakis nuk janë takuar, u përgjigj shkurt se ajo që di është se nuk ka pasur takim dhe se nuk di asgjë më shumë.
Micotakis, në konferencën për mediat greke në Samitin e NATO-s në Uashington, tha se kryeministri Mickoski në takimet zyrtare me të gjithë liderët e NATO-s përdori emrin kushtetues të vendit. Micotakis, megjithatë i informoi kolegët e tij në NATO se neni kyç i Marrëveshjes së Prespës nuk po zbatohet, që është emri Maqedonia e Veriut për të përdorur erga omnes, që do të thotë brenda dhe jashtë vendit.
Ai tha edhe se “Greqia në këtë moment nuk do të zbulojë armët që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur insistimit të mundshëm të udhëheqjes së një vendi fqinj për këtë taktikë”.