SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes dy vendeve pritet të shkaktojnë reagime nga Koreja e Veriut

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet më të mëdha ushtarake në 5 vitet e fundit. Këto stërvitje mbahen teksa tensionet në Gadishullin Korean janë të larta.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Korenë e Jugut ka konfirmuar se stërvitjet kanë nisur siç është planifikuar, mirëpo nuk ka treguar sa ushtarë janë përfshirë edhe çfarë pajisjesh ushtarake janë përdorur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth 28.500 ushtarë të stacionuar në Korenë e Jugut, si masë parandaluese ndaj kërcënimeve që vijnë nga Pheniani.

Detajet e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake nuk janë bërë të ditura, por stërvitjet në të kaluarën kanë përfshirë dhjetëra mijëra trupa ushtarake dhe një numër të madh anijesh luftarake, avionësh dhe tanke. Këto stërvitje ushtarake pritet të përfundojnë më 1 Shtator.

Shfaqja e përbashkët e forcës pritet të shkaktojnë një reagim të ashpër nga Koreja e Veriut. Uashingtoni dhe Seuli kanë reduktuar numrin e stërvitjeve ushtarake në vitet e fundit për arsye diplomatike.

Më 2018, stërvitjet ushtarake janë anuluar me qëllim të rritjes së mundësive për negociata rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share