U kryen sulme ndaj 18 objektivave në Jemen
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të reja ndaj grupit rebel, Huthi, në Jemen, si kundërpërgjigje ndaj një rritjeje të sulmeve nga kjo milici e mbështetur nga Irani ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.
Huthit të cilët kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit thonë se sulmet e tyre ndaj anijeve janë në solidaritet me palestinezët të cilët po vuajnë sulmet e vazhdueshme të Tel Avivit.
Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë goditën 18 objektivave, duke shënjestruar raketat, dronët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Huthit.
Kjo është hera e katërt që SHBA-ja dhe Britania e Madhe kryejnë sulme të përbashkëta kundër grupit Huthi që prej 12 Janarit.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe liderë të tjerë të lartë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i tolerojnë sulmet e huthëve ndaj anijeve tregtare.
Megjithatë, këto sulme nuk e kanë zmbrapsur këtë grup rebel që me veprimet e tij po ndikon në tregtinë globale dhe kanë rritur tarifat e transportit. Anijet e disa prej kompanive më të mëdha të transportit kanë devijuar udhëtimet nga Deti i Kuq, një nga rrugët detare më të ngarkuara të transportit në botë.
Klan News