SHBA dhe BE të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në vend

GEER: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT THELBËSORE PËR EUROINTEGRIMET

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler sot gjatë një birifingu me gazetarët, tha se ish zëvendëskyreministri, Koço Angjushev, përmes avokatavë të tij në lidhje me vendimin e SHBA-së për vendosje në listë të zezë, por ambasadorja tha se çdokush mund të reagojë në ndonjë vendim, përcjell KlanM.

 Ajo sqaroi se, vendosja e ndonjë personi në listën e zezë nuk bazohet vetëm në dyshime, por në dëshmi, duke përsëritur se, do të ketë edhe persona të tjerë që do të vendosen në listë të zezë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo tha se në 10 vitet e fundit ka rritje të konsiderueshme të korrupsionit në vend, duke përsëritur konstatimin se, në Maqedoni ka epidemi të korrupsionit në çdo sektor dhe në çdo organizatë.

“SHBA, përpos ndihmës ushtarake, ka dhënë pothuajse gjysmë miliardë dollarë për qeverisje të mirë dhe qeverisje të së drejtës. Kemi zbatuar trajnim për shumicën e gjykatësve dhe prokurorëve dhe nuk pamë kthim të “investimit”. Njëra nga mjetet që si SHBA e kemi në dispozicion është vendosja e personave në listë të zezë, ose në atë të Departamentit të Shtetit ose në atë të Ministrisë së Financave”, tha Angela Ageler.

Ndërkohë, edhe euroambasadori David Geer, porositi sot nga sesioni plenar “Konventa nacionale për Bashkim Evropian” Vlera themelore shoqërore për ardhmëri evropiane” se, korrupsioni mbetet shqetësim kryesor dhe i madh, duke shtuar se lufta kundër korrupsionit është shumë thelbësore për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit.

“Para së gjithash ata janë kyçe për qytetarët. Duke udhëtuar nëpër shtet dhe duke u takuar me qytetarë shohë se sa shqetësim ka për shkak të kësaj dhe sa ndikon gjithë kjo në bazë ditore, qoftë ajo shërbim publik, shkollë – arsim, shërbim shëndetësore, vend pune, mjedis jetësor apo qeverisje. Edhe mungesa e sistemit të qeverisjes efektive dhe të pavarur të së drejtës i lë keqpërdorimet të pandëshkuara, të drejtat nuk respektohen, pabarazia rritet, konkurrenca për inovacione ngecë dhe më e keqja qytetarët janë gjithnjë e më cinik dhe rezistent ndaj institucioneve dhe nuk shohin mundësi për ndryshim”, tha David Geer.

Komuniteti ndërkombëtar së fundmi ka shtuar dozën e kritikave ndaj nivelit të korrupsionit dhe gjendjes së gjyqësorit në vend. Kritika ka pasur posaçërisht ndaj zhvillimeve kontraverse në Këshillin Gjyqësor si dhe rreth ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilat vlerësojnë se është rritur rreziku i pandëshkueshmërisë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share