Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Kuvendi i ka shqiptuar vërejtje nënkryetarit Kujtim Shala.
Kjo, pasi Shala është dëgjuar duke sharë, ndonëse ishte pa mikrofon.
“Z. Shala, të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon dhe për këtë rregullorja më obligon që sipas nenit 65, pika 3, të ju japim një vërejte për këtë shkelje”, është shprehur Konjufca, njofton Klankosova.tv.
E, në lidhje me vërejtjen, Shala u përgjigj shumë shkurt duke thënë “ma dërgoni me postë”.