Këngëtarja akuzohet për evazion fiskal
Përveç telasheve në dashuri mes tradhtisë nga partneri, divorcit dhe marrja e kujdestarisë së fëmijëve këngëtarja Shakira po përballet edhe me probleme ligjore.
Gazeta spanjolle “El Pais” ka shkruar se një prokuror spanjoll ka kërkuar 8 vite burg për artisten dhe një gjobë prej 23 milionë eurosh.
E gjitha kjo lidhet me rastin e një mashtrimi tatimor përgjatë viteve 2012 -2014 që dyshohet se është bërë nga këngëtarja për të shmangur taksat.Sipas prokurorisë dyshohet se Shakira ka fshehur 14.5 milionë euro të ardhura.
Në dëshmitë e saj artistja kolumbiane është shprehur se përgjatë kësaj kohe ajo nuk ka jetuar në Spanjë dhe kjo është arsyeja që ka shmangur deklarimin e të ardhurave.
Ende nuk ka asnjë koment nga zyra e prokurorit në Barcelonë apo vetë artistja mbi lajmet se ajo rrezikon të burgoset.
Më herët përgjatë kësaj jave Shakira refuzoi të pranonte një propozim të prokurorisë spanjolle për mbylljen e çështjes me marrëveshje. Artistja ka deklaruar se po shkelen të drejtat e saj teksa nuk u zbuluan detaje mbi marrëveshjen që prokuroria i kishte ofruar artistes.
Tv Klan