Shakira publikon hitin e ri ‘TQG‘

Mesazh për Pique. Gjen forcën për ta larguar nga jeta e saj

Pas ndarjes nga Gerard Pique, Shakira duket se ka gjetur kurajën ta bindë veten se jeta vazhdon. Pikërisht, këtë e shpreh edhe në hitin e saj më të ri të titulluar “TQG” – inicialet e fjalëve në shprehjen “Te Quedó Grande”, përmes të cilës i përcjell një mesazh Pikesë se ajo ishte një kafshatë shumë e madhe për të.

Duket se ish-futbollisti i ka lënë plagë në zemër yllit të muzikës Pop dhe Latin që e tradhtoi dhe tani është në një lidhje dashurie me partneren e re modelen Klara Çia. Megjithatë, nisur edhe nga fabula e këngës, ajo tashmë e ka gjetur forcën t’i thotë atij se nuk është më i mirëpritur.

“Te Quedó Grande”, hiti i publikuar këtë të Premte është një bashkëpunim Shakirës dhe asaj që mund të konsiderohet si një yll në ngritje në botën e muzikës 32-vjeçares kolumbiane Karol G” e vlerësuar jo vetëm si këngëtare me çmime si këngëtarja më e mirë në Latin Grammy Awards, por edhe si kantautore e suksesshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share