Pjesë e projektit do të jenë edhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm
Ndarja nga Pique nuk e ndali Shakirën të realizonte disa prej këngëve më të suksesshme. Pas ndarjes së bujshme 5 këngët e saj të reja kryesuan listat muzikore në botë. Por mesa duket Shakira do të vazhdojë të ketë një periudhë mjaft intensive në karrierën e saj pasi këngëtarja kolumbiane po përgatitet për albumin e saj të 12-të.
Media spanjolle ‘Marca’ shkruan se ndarja nga Pique do të shërbejë si frymëzim për këtë projekt, dhe kjo është arsyeja pse pritet që këngët e tjera në albumin e ri të jenë të ngjashme dhe të mbajnë mesazhe më të nënkuptuara për ndarjen nga ish-futbollisti. Projektet e saj të fundit kanë qenë në gjuhën spanjolle, por në albumin e ri që po përgatitet pritet të ketë këngë edhe në gjuhën angleze.
Pikërisht për këtë arsye Shakira ka shkuar në Londër, Angli, për të punuar me kompozitorin David Steëart.
Ai është një nga emrat më të rëndësishm në industrinë e muzikës duke qenë se ka krijuar shumë hite për The Jonas Brothers dhe BTS. Përveç kësaj, përflitet së në album do të ketë edhe bashkëpunime me artsitë si Bad Bunny, Rosalia, Ed Sheeran, J Balvin dhe Coldplay.
Klan News