Ish kampioni olimpik, Shaban Tërstena në emisionin MundoKlan me Rean Saitin, ka folur për ndeshjen e sotme për vendin e tretë në Kampionatin Botëror. Tërstena ka vlerësuar lartë lojtarët e Marokut, të cilët sipas tij, kanë shkruar histori dhe kanë bërë krenarë krejt kontinentin afrikan.
“Atë që e ka bërë Maroku në këtë kampionat, nuk e ka bërë asnjë ekip deri tani. Paramendoni, 22 herë është mbajtur kampionat botëror, afër 95 vite, lojtarët e Marokut kanë bërë krenari. Një shtet që ka qenë i vrarë, i persekutuar, i kolonizuar… shumica e prindërve të këtyre lojtarëve e kanë lëshuar atdheun. Kjo është krenari i veçantë. Lojtarët marokenë edhe pse shuica të lindur e rritur në Evropë e vende tjera, asnjëri nuk ka pranuar të luajë për kobëtare tjetër, por kanë ardhur të luajnë për vendin e vet”, deklaroi mes tjerash kampioni, Shaban Tërstena./KlanMacedonia
https://youtu.be/JcSz3P1ndNs