Në emisionin Mundo Klan që po mbahet në Klan Maqedoni, gazetari i sportit Shaban Sinani tha se sonte Shkupi dukej i zbrazët, nuk ishte ajo atmosfera që duhej të ishte në qendër ndoshta shkaku i rreshjeve të shiut ndikoi që fillimi i botërorit në Katar të ndiqej më shumë nga shtëpia.
Në intervistën që zhvilloi me disa qytetarë në sheshin Maqedonia dhe në çarshinë e Shkupit, shumica e qytetarëve ishin të lumtur me fillimin e kampionatit botëror të cilët treguan favoritët e tyre që përkrahin dhe duan të fitojnë këtë turne. /KlanMacedonia/