PARALAJMËROJNË BLLOKIMIN E RRUGËS, PROTESTA PARA QEVERISË
Paralajmërimi i Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, për marrjen e ingerencave të Komunës së Gazibabës për Shkollën Fillore “Njegosh” dhe për shkarkimin e drejtores, ka shkaktuar bojkotimin e mësimit nga prindërit e nxënësve maqedonas.
Prindërit kanë paralajmëruar mundësinë e bllokimit të autostradës, si dhe vendosjen e tendave para Qeverisë, nëse Kryeministri Kovaçevski nuk ndërmerr masa që ta ndal Ministrin e Arsimit.
Edhe Kryetari i Komunës së Gazbibabës, Boban Stefkovski, ka reaguar ndaj deklaratave të Shaqirit duke potencuar se për vendime të këtilla nuk ka bazë ligjore.
Këshilli Iniciativ i prindërve të nxënësve të shkollës fillore “Njegosh” ka dërguar një komunikatë ku thuhet se mbrëmë në një takim urgjent janë miratuar disa konkluzione;
PRINDËRIT E NXËNËSVE MAQEDONAS
1.Nga sot 15.11.2023 nis bojkotimi i plotë i mësimit!
2.Të shtunën më 18.11.2023 do të organizojmë protestë të madhe qytetare duke bllokuar rrugën rajonale në Jurumleri drejt Draçevës nga ora 11.00 deri 12.00.
Deklaratën e Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, e velrësojmë si tendencioze dhe e njëjta çon drejt krijimit të problemeve të reja.
Ndryshe, prindërit e nxënësve Shqiptarë kërkojnë të formohen një paralele shtesë në gjuhën shqipe për klasën e gjashtë, që fëmijët e tyre mos të shkojnë në shkollën më të largët.
Por, nga shkolla dhe Komuna kishin theksuar se nuk ka hapësira të mjaftueshme dhe se paraprakisht nga klasa e gjashtë deri në të nëntën mësimi është zhvilluar në shkollë tjetër.
Protesta kishin organizuar edhe prindërit e nxënësve Shqiptar. /KlanMacedonia/