Të premten që lam pas në qytetin e Dojranit janë zhvilluar garat përmbyllëse shtetërore në futboll mes shkollave.
Shkolla fillore “Istikball” – Tetovë ka arritur të regjistroj një sukses historik në këto gara duke qenë më e suksesshme në mesin e 50 shkollave.
Avantura e shkollës fillore “Istikball” si pjesëmarëse në këto gara, nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ku që në garat startuese komunale në Tetovë arriti të del e para, ndërsa të njejtin sukses e përsëriti edhe në garat zonale në qytetin e Gostivarit. E vendi i parë për shkollën “Istikball” ishte rezervuar edhe në garat regjionale.
Suksesi SHFK “Istikball” – Tetovë u kurorzua me vendin e tretë në Dojran, ku pjesëmarrëse ishin 50 shkolla. Në gjithë këto gara “Istikball” arriti të regjistroj plotë 10 fitore dhe vetëm një humbje.
Suksesi i shkollës në këto gara mban vulën e dy arsimtarëve udhëheqës, Habil Livoreka dhe Berat Imeri. /KlanMacedonia/