Sërish zhgënjen Shqipëria, mbyllet në barazim pa gola ndeshja me Estoninë

Shqipëria zhgënjen sërish, këtë herë në miqësoren ndaj modestëve të Estonisë, ku nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola, duke konfirmuar vështirësinë e skuadrës për të krijuar dhe shënuar.

Trajneri Reja kishte zgjedhur t’u japë mundësinë lojtarëve që ishin aktivizuar pak ose aspak në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, teksa nga minuta e parë luajtën emra si Bajrami, Mihaj, Hoxhallari, Çokaj, Seferi e Ramadani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share