Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43% në raport me vendimin e datës 07.10.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,033%, te nafta për 4,496%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 4,181% dhe te mazuti ka rritje për 1,986%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,316%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,50 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V), rritet për 3,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,668 denarë/kg dhe do te jet 51,920 den/kg.
Nga data 11.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 11.10.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar
Lexo gjithashtu
Motoçiklisti nga Shkupi del nga rruga dhe përplaset – Konstatohen lëndime të rënda
Një 20 vjeçar nga Shkupi ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur në Pletvar, afër Prilepit. Nga…
22.04.23 13:43
Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut e mban në shtëpi shqiponjën dy krenare (VIDEO)
Talat Xhaferi, kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, në dhomën e tij të ndejës mban një skulpturë…
28.01.24 09:54
7 euro për hyrje në vendet e BE, obligim gjatë 2023 për shtetasit e vendeve të Ballkanit/ Mariçiq: Do kërkojmë shtyrjen e vendimit
Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sonte informoi se ai dhe ministrat për çështje…
29.12.22 11:16