Komisioni Rregullator për Energjetikë bën të ditur se pas mesnate çmimi i benzinës BS-98 do të lirohet për dy denarë. Pas mesnate, kjo benzinë do të shitet për 83,5 denarë. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u lirua çmimi i benzinës BS-95 dhe naftës.
Çmimet e karburanteve sipas vendimit të ri:
Nafta- 75,5 denarë për litër
Benzina BS-95- 81,5 denarë
Benzina BS-98- 83,5 denarë
Vaji ekstra i lehtë- 76,5 denarë