Në adresat elektronike të 14 shkollave në Shkup sot është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.
“Menjëherë pas denoncimeve të marra, nga nëpunës policor janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve dhe në rrjedhë janë kontrolle anti -terroriste dhe njëherësh ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Dje alarme për bomba kishte nëpër shkolla në Shkup dhe në një kopsht, si dhe në një shkollë në Prilep. Më parë, alarme për bomba kishte edhe në institucione dhe qendra tregtare. /KlanMacedonia/