Serena Williams sjell në jetë fëmijën e dytë

Lajmin, ikona e tenisit e dha në rrjetet e saj sociale

Tenistja e njohur Serena Williams ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, një vajzë të quajtur Adira River Ohanian.

Ishte vetë tenistja që dha lajmin në rrjetet sociale së bashku me bashkëshortin e saj.

“Mirë se erdhe engjëlli im i bukur”, shkroi Williams në mbishkrimin e një videoje të postuar në Tik-Tok që tregon 41-vjeçaren, bashkëshortin, por edhe vajzën e tyre 4-vjeçare Olympia duke përqafuar të porsalindurën.

Ajo konfirmoi teksa parakalonte në tapetin e kuq në Met Gala në Nju Jork në Maj se ishte në pritje të ëmbël.

Ikona e tenisit dhe bashkëshorti i saj Aleks janë takuar për herë të parë në një hotel në Romë, në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe mes tyre vijon lidhja e dashurisë.

Ata u fejuan në Dhjetorin e vitit 2016 dhe një vit më vonë erdhi në jetë vajza e tyre e parë Olympia.

23 herë kampionia e Grand Slam-it, ka qenë fytyra e tenisit që kur fitoi për herë të parë US Open në 1999 por vitin e kaluar ajo njoftoi se do të tërhiqej nga bota e sportit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share