Serbia në ofensivë kundër Kosovës në KiE dhe për Srebrenicën

Nga e hëna në Paris në takim me presidentin Macron, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nis fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në kuadër të aksionit diplomatik në Kombet e Bashkuara, në mënyrë që të përpiqet të parandalojë miratimin e Rezolutës për masakrën e Srebrenicën në vitin 1995 në axhendë më 27 Prill në Asamblenë e Përgjithshme.

Pas Macronit kreu i shtetit serb ka marrë përsipër që të bisedojë me liderët e 50 shteteve.

Në rastin e Kombeve të Bashkuara fokusi i veçantë i diplomacisë serbe është lobimi tek kryetarët e shteteve afrikane si Senegali, Algjeria, Nigeria, Republika e Afrikës Qendrore, Etiopia, Eritrea, si dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitosh mbi Egjiptin si një vend që ka një ndikim të madh në Afrikë, por edhe tek Angola.

Në rezolutën e përgatitur nga Misioni i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, së bashku me përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Ugandës, të gjitha vendeve të botës u kërkohet qe të zhvillojnë programe për popullin për të njohur masakrën e Srebrenicës.

Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i kërkohet që të caktojë 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Genocidit të masakrës së Srebrenicës dhe që kjo datë të përkujtohet në të gjitha shtetet çdo vit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share