Serbia ndalon 10 policë të Kosovës – 9 lirohen njëri mbetet në paraburgim!

KOSOVË – SERBI

Vazhdon të mbahet në paraburgim në Serbi zv.drejtori i Policisë së Kosovës Dejam Jakovic ndërsa katër policët tjerë janë liruar.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Jankoviq, është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi, për veprën “prishje e rendit kushtetues”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Ai është dërguar dje në Rashkë, metodë e përsëritshme kjo nga autoritetet e Serbisë…Sipas informatave që kam ai është dërguar në paraburgim për 48 orë, me akuzën për ‘prishje të rendit Kushtetues’. Akuzë të cilën vetë presidenti Aleksandar Vuçiq e përmendi në adresimin e tij gjatë vizitës në njësitin ‘Kobra’” – tha Xhelal Sfeqla- Ministër i Punëve të Brendshme.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

”Jam i shqetësuar për këtë çështje sepse dikë për të cilin ne e njohëm ndër vite të tëra dhe kemi ndihmuar për integrimin komuniteti serb në PK pavarësisht etnisë, andaj rolin tyre që e kanë luajtur në pjesën e PK-së përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e Jankoviq. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova” – tha Jeffrey- Hovenier- Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

E kryeministri Albin Kurti vlerëson se mungesa e sanksioneve e ka trimëruar agresivitetin e Serbisë.

”Mungesa e sanksioneve e ka trimëruar Serbinë dhe uroj që ky trimërim i agresivitetit që vjen si pasojë e një nervoze të padurueshme të brendshme të saj që rezulton nga sukseset e shtetit tonë, të paraqet një etapë të re në të cilin do të kuptohet që Kosova është shtet demokratik, respekton të drejtat e qytetarëve, ndërsa Serbia është praktikisht shtet mafioz” – tha Albin Kurti.

10 policë të Kosovës janë ndaluar dje nga shteti i Serbisë në disa pika kufitare. 5 prej tyre janë liruar menjëherë ndërsa 4 të tjerë sot. Njëri nga ta, vazhdon të mbahet në paraburgim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share