”Serbia kundër dhunës” letër BE-së: Mos i pranoni zgjedhjet në Serbi!

TË NGRITET HETIM NDËRKOMBËTAR PËR PARREGULLSITË ZGJEDHORE

Lista zgjedhore “Serbia kundër dhunës” u ka dërguar një letër institucioneve evropiane duke kërkuar që të mos pranohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, krahinore, veçanërisht të zgjedhjeve lokale në Serbi, derisa nuk përfundon hetimi ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore.

 “Serbia kundër dhunës” nuk i pranon dhe nuk do t`i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Opozita serbe, siç njofton Klan M, përmes një letre drejtuar institucioneve evropiane, kërkon formimin e Komitetit Ndërkombëtar të verifikimit nën patronazhin e Parlamentit Evropian, me pjesëmarrje të katër grupeve kryesore politike dhe katër partive kryesore në Serbi. Afati për dorëzimin e raportit të pavarur duhet të jetë 15 shkurti 2024.

“Nga përfaqësuesit e demokracive evropiane kërkojmë të ngritet hetimi i plotë ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore nën patronazhin e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, me theks të veçantë zgjedhjet për Beogradin” – Serbia kundër dhunës.

Ndërkohë, për të tretën natë me radhë, në Beograd kanë vazhduar protestat e opozitës serbe para Komisionit Zgjedhor Republikan.

Protestat janë thirrë nga opozita dhe studentët, kurse kërkesa kryesore është që të anulohen zgjedhjet e Beogradit. Nëse kërkesat nuk pranohen deri të hënën, opozita serbe paralajmëron bllokim 6-orësh të Beogradit.

Drejtues të opozitës serbe kanë adresuar kritika për bartjen e votuesve nga Republika Srpska e Bosnjës për zgjedhjet në Serbi.

“Kemi emrat e tyre, mbiemrat dhe vendet ku janë dërguar që të votojnë dhe përfaqësuesit tanë do t`ua dorëzojnë organeve. Votuesit janë bartur nga Ilixha Lindore, Vishegradi, Bijelina, Foça. S`kemi asgjë kundër këtyre njerëzve, por nuk mund të kenë vendbanime edhe në Republika Srpska por edhe në Beograd” – tha Miroslav Aleksiq.

 Por, nga ana tjetër, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes Instagramit, u ka kërkuar falje qytetarëve të Republika Srpska, sic thotë, për shkak të fushatës së tmerrshme që zhvillohet ndaj tyre nga një pjesë e politikës në Beograd.

“Shumë njerëz nga jashtë, që do të donin të imponojnë vullnetin e tyre, për ta bërë Serbinë “banane-shtet”, nuk do t`ia arrijnë qëllimit. Në emër të qytetarëve të Serbisë dhe në emër të të gjithë popullit, juve por edhe të gjithëve në Serbi do t`u them se do ta mbrojmë vullnetin zgjedhor të popullit”  – tha Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, Komisioni Republikan Zgjedhor në Serbi, ka vendosur që më 30 dhjetor, zgjedhjet parlamentare të përsëriten në 28 vendvotime. Sic kanë kthënë ky Komisionin nuk ënshtë kompetent dhe nuk mund të vendos rreth kërkesave të opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share