Serbia kualifikohet në Euro 2024

Serbisë i mjaftoi barazimi 2-2 ndaj Bullgarisë për t’u kualifikuar për në Euro 2024. Serbët zhbllokuan sfidën në minutën e 17’ me Veljkovic dhe mbajtën avantazhin deri në minutën e 59’ kur Rusev shënoi për Bullgarinë.

Në minutën e 69’ Despodov kaloi miqtë në avantazh, megjithatë Babiç u dha serbëve barazimin në minutën e 82’.

Serbia kualifikohet në Europian, si vendi i dytë i Grupit G me 14 pikë, teksa Bullgaria renditet në vend të fundit me katër pikë.

Në këtë grup ishte kualifikuar më parë Hungaria, e cila u rendit e para me 18 pikë.

Në ndeshjen e fundit hungarezët nuk toleruan aspak ndaj Malit të Zi duke fituar 3-1 e duke eleminuar përfundimisht kombëtaren malazeze që mbeti me 11 pikë në vendin e tretë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share